Hajdari: Vendi ka nevojë për institucione të forta, jo burra të fortë para kamerave

schedule14:01 - 16 Nëntor, 2019

schedule 14:01 - 16 Nëntor, 2019

Kryetarja e opzoitës së re parlamentare i ka kërkuar presidenti Ilir Meta që të ndalë urgjentisht lojën e vjetër politike, e cila ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë me qëllim deligjitimimin e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale Hajdari shprehet se ka ardhur koha që kjo të marrë fund, pasi vendit nuk i duhen burra të fortë para kamerave, por institucione të forta.

Postimi i plotë i Hajdarit

I kërkova Kryetarit të Shtetit, Presidentit të Republikës, dhe në vazhdim do ia kërkoj edhe Kryeministrit e të gjithë faktorëve politikë, që të ndalin urgjentisht lojën e vjetër dhe të shëmtuar politike e cila ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë me qëllim deligjitimimin e tyre.

Për 29 vite me radhë, kjo klasë politike i ka dobësuar e deligjitimuar qëllimisht institucionet, në mënyrë që i vetmi autoritet në vend të ishin kryetarët e dy apo tre partive. Prandaj për 29 vite Shqipëria ka parë shumë krim dhe aspak ndëshkim.

Ka ardhur koha që kjo të marrë fund.

Vendi, sot më shumë se kurrë, ka nevojë jo për burra që hiqen si të fortë para kamerave, por për institucione të forta të cilat japin drejtësi për të gjithë, të varfër apo të pasur, me apo pa pushtet.

Ka ardhur koha që vendin ta qeverisin institucionet, ligji dhe kushtetuta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!