Deputetja Rudina Hajdari përmes një konferencë për shtyp i ka karkuar kryeministrit Edi Rama të tërhiqet nga paketa anti-shpifje.
Sipas saj Rama kërkon që të mbysë të gjithë zërat kundër tij.
“Kjo konferencë ka për qëllim të jë japë një analizë të paketës anti-shpifje. E kemi ndjekur me shumë shqetësim këtë proces dhe qendrimi ynë është që Rama kërkon të mbysë të gjithë zërat që dalin në kundërshtim. Kështu është edhe rasti i paketës anti-shpifje. Ndërsa opozitën e ka kthyer në një spektator. Tani i ka shpallur luftë edhe medias. Me këte paketë ai tenton të mbysë demokracinë në vend.
Në fakt Edi Rama i ka dhënë kompetenca të shtuara AMA për të mbyllur mediat online. Gjobat janë të papërballushme. Janë të tepruara, të gjitha këto duhen marrë parasysh. I bëjmë thirrje qeverisë Edi Ramës të vazhdojë të lejojë që reforma në drejtësi të marrë udhën e pakthyeshme edhe të mos diskutojë iniciativa ligjore.
Unë kërkoj që Rama të reflektojë dhe të tërheqë këtë paketë anti-shpifje që është në kundërshtim me parimet e demokarcisë. Të tërehqë këtë paketë dhe të parrë parasysh rekomandimet e OSBE”, tha Hajdari./abcnews.al