Hajdari: Rama flet dhe akuzon sikur nuk ka qenë kurrë kryeministër

schedule12:20 - 30 Janar, 2020

schedule 12:20 - 30 Janar, 2020

Deputetja Rudina Hajdari ka replikuar ashpër me kryeministtin Edi Rama. E irrituar në fotltoren e Kuvendit, Hajdari ka hedhur akuza të rënda nga Ramës, duke e bërë atë përgjegjës, sipas saj për gjendjen në vend.

Sipas Hajdarit Rama zhvilln takime me personazhet e rëndësishëm të politikës në Europë për egon e tij.

Kush e ka fajin për gënjshtrat që thotë sot kryeministri. Qe në Tiranë nuk ka parqe nuk ka lodra. Kush e ka fajin për ata? Merret me qytetarët e thjeshtë që po ndërtokan 4 kate pa leje. Ç’është ky skandal, si vjen ti këtu dhe ke gati një vit të tërë që endesh nëpër rrugët e Europës dhe nuk ke të ngopur me egon tëndë. Do vetëm të dalësh në foto me të dhe të tregosh se ti je lideri suprem.

Ju mendoni se këto takime do u ndryshojë jetën e qytetarëve. Shpifje janë ato gjëra që thoni ju. Shpifje nuk janë ato media që thoni se korrupsioni është rritur, nuk e them unë dhe as Cim Peka. Ne krahasohemi me vende si Algjeria. Me kë po konkurjmë ne sot, me Afganistanin? Ju lutem mos shpifni. Sot duhet tu thoni se jeni penduar për këtë paketë antishpifje. Duhet të pranoni që keni betonizuar Tiranë, Durrësin. Keni pak ndërgjegje dhe flisni me shqiptatët ashtu si duhet folur.

As një mur nuk ndërtohet sot pa dhënë një rushfret te administraori i parë. Nuk bëhet gjë pa  ryshfet sot. Pse nuk pastroni administratorët që janë të korrptuar. Shpifje thoni ju. Sot Shqipëria nuk ka krevate në spitale, nuk ka ilace. Sot zoti kryeministër nuk është shpifje të thuash se nuk ka infrastrukturë në shkolla.

Thuaj që kontrata e check-up është korruptive dhe nuk zbatohet. Thuaj që një rrugë është 20 milion euro. Këto nuk janë shpifje. Sot shqiptarët paguajnë më shumë se cdo vend tjetër për litrin e naftës. Sot kemi një mentalitet të shthurur. Sot po të ecësh thjeshtë në Bllok do shikosh se  ç’po ndodh në Shqipëri, po të hipësh në një taksi e shikon se ç’po ndodh me gjendjen në Shqipëri”, tha Hajdari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!