Hajdari shitëse në Përrenjas: Puna e ndershme, virtyti që duhet ta rikthejmë në piedestal

schedule13:45 - 7 Shkurt, 2021

schedule 13:45 - 7 Shkurt, 2021

Rudina Hajdari, kandidatja e nismës Thurje për deputete në Elbasan, ka shërbyer ditën e sotme si shitëse në tregun e Përrenjasit. Në një video të ndarë në llogarinë e saj në Facebook, Hajdari shihet ndërsa peshon disa mollë për një blerëse.

Bashkë me videon, Rudina shkruan se “puna endershme është vyrtyti që na duhet ta rikthejmë në piedestal.” Po ashtu, Hajdari bën thirrje që shteti të ndalojë së mbështeturi “krimin e organizuar dhe korrupsionin, e t’i kthehet qytetarëve.”

POSTIMI

“Puna e ndershme është vyrtyti që na duhet ta rikthejmë në piedestal.

Shërbeva sot si shitëse në tregun e Përrenjasit e pata fatin të bisedoj me qindra tregtarë e qytetarë. Shqipëria duhet ti kthehet njerëzve të ndershëm e punëtorë, duhet ti rikthehet vlerave.

Shteti duhet të ndalojë së mbështeturi krimin e organizuar dhe korrupsionin, e ti kthehet qytetarëve. Do ta bëjmë së bashku!”