Deputetja Rudina Hajdari në një deklaratë për mediat ka theksuar se drafti i Partisë Socialiste cenon parimin që ne i kemi vënë vetes për ti siguruar shqiptarëve hapjen e listave 100 %.
Ndër të tjera ajo thekson se në lidhje me draftin e propozuar të bëjë ndryshimet e kërkuara dhe të reflektojë, e rëndësishme është hapja e listave.
“Propozimi i PS është një propozim i papranueshëm, dhe të kuptoni që kërkon të mos hapë listat dhe ata thanë se kanë merak përzgjedhjen e grave në parlament. Po ta shikoni renditja e kandidatëve të rri e njëjtë dhe vetëm një kandidat preferencial të vijë nga jashtë që do të thotë se listat janë praktikisht të mbyllura. PS po bën një hap pas, nuk është kjo lista e hapur dhe ajo që kërkojnë qytetarët.
Kryetarët e partisë kanë ende fuqinë të vendosin në listë kë të duan, është një trup për të mbajtur listat e mbyllura, PS të reflektojë mbi këtë propozim. Nuk ndryshon asgjë. Ajo që është e rëndësishme është mbajtja e listave të hapura”, është shprehur Hajdari.
LEXO EDHE: Bojkotuan mbledhjen e Këshillit Politik, Bylykbashi: Presim përgjigje nga Damian Gjiknuri
Gjithashtu opozita jashtëparlamentare thekson se drafti i propozuar nga PS- ja është një draft që shkel parimet për të cilat ato kanë rënë dakord deri më tani, atë të koalicionit dhe hapjes së listave 100 %, ndaj kerkon reflektim. e.su./abcnews.al