Deputetja Rudina Hajdari në një deklaratë për mediat tha se vota e qytetarëve do të jetë prioritet dhe se do të ketë më shumë peshë.
Hajdari nga jashtë Kuvendit i bëri thirrje opozitës parlamentare që të firmosin propozimin që përmban disa ndryshime shtesë, sa i takon Kodit Zgjedhor.
“Propozimi ynë është për hapje 100% të listave. Qytetarët shqiptarëve duhet të vendosin se kush do të jetë fituesi. Kemi kërkuar që pragu zgjedhor të hiqet. Po ashtu ka edhe disa gjëra shtesë që shumë shpejt do t’i bëjmë publike.
Lexo edhe: “Komunist i ndyrë”, ndërpritet për herë të dytë seanca plenare, Ruçi nxjerr jashtë Alimadhin
Jemi të gatshëm që të bëjmë çdo sakrificë për të çuar këtë kauzë të bukur që mbështetet nga pjesa dërrmuese e s’duhet të mashtrojmë shqiptarët. Peshën më të madhe do e kenë kryetarët.
Ndaj ftoj opozitën parlamentare që të nënshkruajnë këtë propozim, ai hap ato lista 100% reale. Është draft që ka integrim të të gjitha kërkesave. Ka dhe kërkesa të reja. Është nënshkruar si nga zoti Murrizi dhe deputetët e tjerë, të cilët po e nënshkruajnë”, tha Hajdari. /abcnews.al/

