Hajdari: Po tregon përralla me mbret. Rama: Qesh pak, do ndihesh mirë

schedule15:42 - 25 Prill, 2019

schedule 15:42 - 25 Prill, 2019

Kryetarja e grupit demokrat në Kuvend, Rudina Hajdari i është përgjigjur Kryeministrit Rmaa nga foltorja. Kreu i qeverisë u shpreh se opozita me: “Me zonjën Hajdari bëjnë të njëjtën gjë që bënin me të atin e zonjës Hajdari. A harrojnë çfarë i bënte Baca Azem Hajdarit?”. Por Hajdari e akuzoi Ramën për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Por sërish Rama mori fjalën dhe i tha se falë tij ajo sot është në Kuvend.

Rudina Hajdari: “Vërtetë nuk e kam të lehtë të dal këtu si politikane e re dhe të flas përballë një kryeministri, por e mbaj këtë përgjegjësi mbi shpatulla se e ndjej të nevojshme, se një eksperiencë si kjo e tyre nuk i vlen më Shqipërisë. Këta politikanë në sallë, shumica e tyre jo të gjithë se kam respekt për disa prej jush, nuk kanë bërë asgjë për Shqipërinë. Ata janë arsyeja pse jemi ne sot këtu. Të dalësh këtu të flasësh përralla me mbret, të japësh histori batuta që qeshin disa deputetë të tjerë që se dinë a të qeshin a ajo. Është për të ardhur keq. Është ky Kryeministër që thotë hajde debatojmë ide. Ku i keni idenë? Pse merreni me Bashën, Kryemadhin e Berishën? E morëm vesh. Ata kanë pasur eksperiencën e tyre, problemet e tyre, abuzimet e tyre, janë provuar, dhe shqiptarët nuk i kanë besuar, kështu treguan edhe zgjedhjet e fundit. Ato zgjedhje ishin legjitime, se firmosën, dhe pas dy vitesh vijnë këtu dhe thonë që nuk janë legjitime. Ne kemi mundësi të kemi zgjidhje të lira dhe të ndershme? Jo! Se kemi pasur zgjedhje që nuk janë pranuar edhe nga ju”.

Edi Rama: “Humori është e vetmja armë për t’iu kthyer brutalitetit pa rënë në brutalitet dhe nga ana tjetër nuk mendoj se njerëzimit i ka ardhur ndonjë e keqe nga e qeshura dhe besoj se momentet më të bukura të parlamenteve shumë të lartë se i yni është kur bëhet humor. Tani po të mos ishte marrëveshja, ju nuk do të ishit në parlament, ja një e mirë që ka sjellë. Sot Parlamenti ka një numër grash që me atë sistemin tjetër nuk mund të imagjinohej, sot qeveria ka më shumë gra se burra që nuk mund të imagjinohej. E neverisë gjyqin e dinjitetit. Nga ajo marrëveshje kemi pasur zgjedhje shumë më të mira se më parë dhe më pak konflikte dhe kemi një parlament më cilësor se më parë. Ju jap një këshillë, mos e merreni seriozisht shumë as Bashën dhe as partinë që latë, dhe qeshni pak se do të ndiheni më mirë dhe do të shikoni më larg”./abcnews.al