Hajdari pas takimit me Ramën: Kërkojmë lista të hapura, do t’i shkojmë deri në fund betejës

schedule21:36 - 10 Qershor, 2020

schedule 21:36 - 10 Qershor, 2020

Ka përfunduar mbledhja e bërë në Kryesinë e Kuvendit nga kryeministri Rama me tre kryetarët e grupeve të opozitës për Reformën Zgjedhore si dhe përfaqësues të tjerë nga opozita.

Më herët kanë folur Myslim Murrizi, kryeministri Rama dhe në fund edhe Rudina Hajdari.

Lexo edhe: “Nuk gjetëm dakordësi me opozitën parlamentare”, Rama: Hodhën akuza edhe në adresën tonë

Hajdari gjatë fjalës së saj përballë gazetarëve është shprehur se opozitës parlamentare nuk mund t’i mbyllet dera, ndërsa shtoi se zotohet që do luftojë deri në fund për atë që ajo e quajti betejë.

Hajdari deklaroi: “Nuk ka shqiptar që nuk e do ndryshimin zgjedhor. Nuk ka shqiptar që do të shkojë të votojë sigla. Nuk është më çështja e shqiptarëve marrëdhënia e ngushtë që ka Rama me Bashën. Zoti Rama duhet të shikojë listat. Mirë bëri që riktheu PD-në në sistem. Patjetër që duhet të riktheheshin dhe të mos bojkotojnë më. Por çfarë do t’u sigurojmë ne shqiptarëve sot? Që të mos vijë më një Ramë tjetër! Duhet të hapim listat dhe të mos bojkotojmë. Nuk mundet absolutisht t’i mbyllet dera Opozitës Parlamentare.”  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!