Hajdari pas mbledhjes së Këshillit Politik: Listat e hapura, realitet i zgjedhjeve të ardhshme

schedule18:44 - 23 Korrik, 2020

schedule 18:44 - 23 Korrik, 2020

Ka përfunduar pas gati një ore mbledhja e Këshillit Politik pasditen e së enjtes. Duke folur për mediat, Hajdari kërkoi edhe një herë konsensus për hapje të listave.

Hajdari u shpreh se ishte e pranishme në këtë mbledhje të radhës të Këshillit Politik për t’i kërkuar edhe një herë PD që të mbështesë ndryshimet kushtetuese.

Hajdari u shpreh:

“Nuk kam reshtur pa takuar qytetarë, për të marrë mbështetje për listat e hapura që kemi 1 vit që luftojmë. Ata me thonë mos u tërhiq, ec përpara…Unë erdha me këtë synim në Këshillin Politik, duke e shtruar këtë kërkesë për PD, të mbështesë ndryshimet kushtetuese, dua t’i mbështesin, se çdo demokrat e do që të vinë njerëz që do përfaqësojnë popullin.

U bëj thirrje të gjithëve të bashkohen e të mbështesin listat e hapura. Kështu mbështet ndryshimi në Kuvend. Aty do miratohen ligje që kanë të bëjë me rritje pagesash për qytetarët, rritje të cilësisë në arsim… listat e hapura do ta fuqizojnë qytetarët shqiptarë. Nuk ka njeri që ta ndalë këtë furtunë ndryshimi. Nuk përtova sot të vija këtu, është e rëndësishme që të kemi konsensus të gjerë politik..Listat e hapura, realiteti i ardhshëm në zgjedhjet e ardhshme.” /abcnews.al/