Ironike në përgjigje në replikën me kryeministrin Edi Rama, deputetja Rudina Hajdari nuk kurseu këshillën ndaj kreut të qeverisë, ndërsa kërkoi prej tij të merret me realitetin, të zbresë me këmbë në tokë, e të mos ofendojë deputetët në seancë.
“Faleminderit që na nderove me përgjigjet, se ti je lider i nivelit global, s’mund të merresh me një anëtar të kuvendit, apo me opozitën e re, apo me Rudina Hajdarin.
Është sforcim i madh për ty, të na japësh edhe mend, si të flasim. Më vjen mirë, që pranove se ke qenë kryetar bashkie, për 11 vjet. Se fole më parë, sikur po rrëfeheshe para Krishtit. Kjo është e vërteta por gjithsesi.
Unë mendoj se edhe më ke keqkuptuar, po normale, se rrini me znj. Merkel, s’jeni me këmbë në tokë, rrini te dixhitalizimi. Unë thjesht të përmenda se ç’ndodh këtu sot..
Le ta gjykojnë shqiptarët fjalimin tim unë vi këtu, pasi lexoj raportin e para një jave për demokracinë, korrupsionin. Renditemi me vendet më autokratike. Korrupsioni është rritur, a mund ta pranoni ju këtë.
Kam qenë vetë te spitali, kur ndodhi tërmeti, takova pacientë. Vetë shkova bleva ngrohëse batanije, i kam çuar vetë. Ndërsa nga ju shkonin disa persona dhe i shkonin kamerat nga pas.
Sterilizimi, s’më intereson ç’ka ndodhur më parë, për sa thatë edhe ju nuk keni fakte. Ai koncesion këtu është i fryrë, sepse pajisjet sterilizohen më një çmim shumë më të lartë.
Edhe një këshillë, për atë mënyrë degraduese që i flisni deputetëve, kini një farë respekti miminal, të dëgjojnë njerëzit. Unë se kam fare problem si më flisni mua.
Por është fyese, sepse nuk duhet të merreni me mua, po me realitetin në Shqipëri. Emigracioni ka patur valët e veta, por në 97, jemi në 2020.” tha Hajdari./abcnews.al