Hajdari në Kuvend: Premtohen aeroporte e tramvaj, shqiptarët sot vuajnë për ujë

schedule10:56 - 8 Mars, 2021

schedule 10:56 - 8 Mars, 2021

Deputetja Rudina Hajdari në fjalën e saj në Kuvend, reagoi me kritika për situatën në të cilën ndodhet sot vendi.

Hajdari theksoi se gjendja e mjerueshme e qytetarëve, të cilët edhe sot vuajnë për mungesë të energjisë elektrike, si edhe ujit të pijshëm, është për shkak të vjedhjes që është bërë në këto 30 vite.

 “Si ka mundësi që sa herë fryn erë dhe moti përkeqësohet energjia elektrike shkëputet. Si ka mundësi që në 2021 shqiptarët kërkojnë gjërat më elementare. Ku shkojnë taksat e shqiptarëve, si ka mundësi.

Si ka mundësi që ju që shkoni rrihni gjoksin para qytetarëve para zgjedhjeve nuk keni barë asgjë. Njëri thotë do të bëj aeroporte, njëri thotë tramvaj, tjetri thotë shpikje shkencore, ndërkohë që shqiptarët ende vuajnë për ujë.

Nuk kanë ujë nëpër banesa, nuk kanë ujë të vaditin. A mendoni së pas 30 vitesh shqiptarët do të votojnë për ju. Ata po ndërgjegjësohen dhe e dinë shumë mirë se ju nuk keni ndërmend të bëni gjë për ta”, tha më tej Hajdari.

Ndërsa u ndal në Ditën Ndërkombëtarë të Gruas, ajo tha se me përfaqësimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë do të bëjë të pamundurën t’u kthejë nënave, bijtë e tyre.

“Unë ju premtoj se nëpërmjet përfaqësimit tim në Kuvendin e Shqipërisë ne do të bëjmë të pamundurën që të rikthejmë bijtë tanë në Shqipëri. Sot dua të duartrokasim për gratë dhe vajzat tona”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!