Deputetja Rudina Hajdari nga Kuvendi i Shqipërisë është shprehur se vetëm një muaj do të shtyhet data e zgjedhjeve, derisa Rama, Meta dhe Basha të arrijnë një konsensus.
“E di çfarë do të ndodhë të dashur shqiptarë? Në më të mirën e rastit zgjedhjet do shtyhen vetëm me një muaj. Ja këtu do të jemi! Muajin tjetër do të kemi zgjedhje. Dhe e vetmja pyetje që i bëj vetës është a ia vlejti barra qiranë? A ia vlejti që opozita të digjte mandatet? A ia vlejti që ne të bllokojmë reformën në drejtësi? A ia vlejti që ne ti mbyllim dyert e Evropës? Kjo bëhet që këtë ta tre të ulen bashkë me njëri-tjetrin dhe të bëjnë një konsensus tjetër”.
Ndër të tjera deputetjadeklaroi se gjykimin mbi vendimin e Presidentit Ilir Meta e merr vetëm Gjykata Kushtetues.
“Ne vetëm mund të konstatojmë mbi aktin e Presidentit, gjykimin mbi vendimin e Presidentit e merr vetëm Gjykata Kushtetuese dhe ne duhet të jemi shumë të qartë. Sipas nenit 90 pika 2 mocionin për shkarkimin e tij vjen me 35 deputetë që firmoset dhe i depozitohet kryetarit të Kuvendit që ka për detyrë të hapë një Komision Hetimor dhe më pas të shikojë pse Presidenti ka marrë këtë vendim, dhe më pas pasi ka bërë verifikimet ka për detyrë të dëgjojë Presidentin dhe në fund të përpilojë një raport që të diskutohet në Parlament dhe ti depozitohet Gjykatës Kushtetuese. Fakti që në nuk kemi Gjykatë Kushtetuese është një fatkeqësi e madhe sepse këtu është thelbi i të gjithë debatit dhe pse shqiptarët po shikojnë një lojë të shpifur dhe një tragjedi që vazhdon dhe na merr zvarrë të gjithëve. Gjykata është organi i vetëm që konstaton këtë shkelej. Por është detyra ime të konstatoj se pse ky Presidentit ka marrë një veprim që më vë në pikëpyetjet e tij”./abcnews.al