Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar u shpreh se marrëveshja e Bashës me Kryemadhin për të djegur mandatet, e bënë Edi Ramën perandor.
“Skema e fundit e PPP-së mund të konsiderohet më korruptivja. Kjo ka fundosur buxhetin e shtetit, është ndër më të rrezikshmet. Shqiptarët po largohen çdo ditë e më shumë, bandat kanë zaptuar vendin. Por kush është fajtor për këtë situatë?
Përpara 25 qershorit kishim një qeveri tranzitore. Një pakt mes Bashës dhe Ramës. Kush e solli situatën e sotme? Kush e bëri Ramën perandor?
Padyshim kjo ishte një marrëveshje tjetër midis Bashës dhe Monika Kryemadhit. Ata së bashku kërkuan që deputetët e tyre të dalin nga parlamenti. Ata kërkuan që ta bënin Edi Ramën perandor. Ata kërkuan që Edi Rama të rikthente dhe të instalonte diktaturën në vend”./abcnews.al