Hajdari akuza Ramës: Të intereson trualli i teatrit, do mbahesh mend si Gruevski

schedule10:27 - 28 Maj, 2020

schedule 10:27 - 28 Maj, 2020

Në seancën plenare sot në Kuvend po zhvillohet një interpelancë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Rudina Hajdari.

Nga foltorja e Kuvendit Hajdari iu drejtua Ramës duke i thënë se problemi i tij ka qenë të marrë truallin e Teatrit Kombëtar. Sipas saj nëse teatri do të ishte në një vend tjetër nuk do të ishte shembur.

“Është fatkeqësi që një zë i fortë si Gjoni nuk mund të jetë këtu. Duke parë që situata është e rëndë më lejoni të parashtroj prezantimin tim. Nisa datën e 17 majit duke lexuar titujt ndërkombëtarë të gazetave më presitogjoze në botë. Le Monde thoshte që kryeministri kishte kryer një akt barbar. Ju e dini që shqiptarët e kanë kuptuar se ke 7 vite kryeministër por për më tepër ke një botë që po të shikon fytyrën barbare. Ju e keni atë opsesion me atë truall. Ju duhet ai truall në mes të Tiranës për të ndërtuar kulla”, tha deputetja.

Hajdari solli në vëmendje artikujt e mediave botërore për çëshjen e teatrit, ku disa prej tyre e cilësojnë shembjen si një akt barbar. Deputetja i kërkoi Ramës që të japë llogari se përse aksioni për shembjen u në në 04:30 të mëngjesit.

Ndërkaq, Hajdari iu drejtua po ashtu duke i thënë kryeministrit se është shndërruar si Nikola Gruevski, dhe sipas saj do kenë të njëjtin fat.

“Ajo që më vjen çudi është fakti se deri ku shkoni ju për ta marrë atë truall. Nuk pyesi, thoni që kemi hequr dorë nga PPR dhe do e bëjmë me lekët tona, ndërkohë bashkia thotë që nuk i kemi këto para. Si mund ta bëni këtë akt kaq barbar nëse nuk keni lekët. Më e keqja e shkatërrimit të teatrit ka qenë ora 4:30 të mëngjesit. Në atë ndërtesë ka pasur njerëz, dhe ju prap e shkatërruat duke bëre kështu një tentativë për vrasje.

Pse e bëni këtë zoti kryemnistër? Kush ishte ai person që jepte urdhra? Na e shpejgoni si i bëtë ato akte barbare. Zoti kryeministër do vini këtu dhe do ma shpejgoi. Do më thoni që u ngjaj atyre të tjerëve. Por duhet të vini këtu dhe tu tregoni shqiptarëve çfarë keni bërë me këtë vend. Betonizimi i Tiranës është fakt. Shkatërrimi i Tiranës, është fakt. Dhe çfarë keni bërë.  Jeni shndërruar në një Nikola Gruevski, që e shkatërroi qendrën e Shkupit dhe ndërtoi statuja të pakuptimta. Do keni të njëjtin fat dhe do mbaheni mend për të njëjtat gjëra”, u shpreh ajo. /abcnews.al