Hailey zbulon arsyen pse ajo dhe Justin bënë dasmë 1 vit pas celebrimit

schedule08:45 - 6 Shkurt, 2020

schedule 08:45 - 6 Shkurt, 2020

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë të martuar ligjërisht prej gati dy vitesh, megjithëse pritën një vit për ceremoninë e dasmës. Të gjithë menduan se ceremonia u vonua për shkak se çifti po merrej me përgatitjet dhe detajet e dasmës, por jo.

Në një intervistë për Elle, Hailey u shpreh se dasma u vonua sepse gjendja shëndetësore e Justin-it nuk ishte mirë.

Justin u diagnostikua së fundmi me Lyme, por muaj më parë askush nuk e dinte pse nuk ndihej mirë. Hailey tha për Elle, “kur u martuam për herë të parë, ne thjesht po zbulonim si mund të ishin jetët tona së bashku. Ndjeva se të organizonim një ceremoni në mes të gjithë asaj ndjesie do të ishte diçka e bezdisshme dhe stresuese”.

Në shtator të 2018-s, çifti u pa në gjykatë për të marrë një leje martese. Të paktën disa menduan kështu. Të tjerë menduan që u martuan atë ditë. Pas një debati aspak produktiv, interneti doli në përfundimin se Justin dhe Hailey u martuan vjet. Në tetor të 2019-s, çifti u martua sërish në sy të të ftuarve dhe Zotit në një kishë të vogël në resortin luksoz Montage Palmetto Bluff, South Carolina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!