Hailey dhe Justin Bieber janë padyshim një ndër çiftet më të dashur të shoëbizzit. Pak ditë më parë, çifti festoi 1-vjetorin e martesës ndërsa nuk munguan as dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin në rrjete sociale. Së fundmi, modelja ka treguar dashurinë që ka për bashkëshortin Justin me një mënyrë të veçantë.
23-vjeçarja ka zbuluar dy tatuazhe të reja që ka bërë, njëri prej tyre ishte shkronja “J” në gishin e unazës dhe një tjetër në qafën e saj ishte fjala “beleza”- që do të thotë “bukuri”. Një ditë më parë, modelja u shfaq tepër joshëse me një fustan lëkure teksa mbërriti në studiot SNL për të mbështetur Justin, ndërsa ai interpretoi në spektakël.
Kujtojmë që dyshja lidhi kurorë në fshehtësi të plotë në shtator të vitit 2018 pasi u fejuan në Korrik. Një vit më pas, organizuan një ceremoni madhështore me familjarët dhe miqtë e tyre. xh.d/abcnews.al