Hailey Baldwin tregon çfarë mendojnë prindërit për martesën e ‘nxituar’ me Justin Bieber

schedule08:20 - 29 Janar, 2020

schedule 08:20 - 29 Janar, 2020

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin filluan të dilnin për herë të parë së bashku në vitin 2015, ndërsa u ribashkuan sërish në muajin maj të vitit 2018, vetëm pak pas ndarjes së Justin nga Selena Gomez.

Justin i propozoi modeles në korrik të vitit 2018, ndërsa në muajin shtator i thanë “Po” njëri-tjetrit, duke organizuar një dasmë madhështore e cila u bë kryefjala e mediave.

Martesa e tyre erdhi vetëm dy muaj pasi kishin nisur të dilnin sërish bashkë dhe në dokumentarin e fundit të Bieber në Youtube, Hailey tregon ç’i thanë prindërit për veprimin e saj të nxituar.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, por ne e njihnim njëri-tjetrin prej kohësh ndaj për këtë pjesë nuk isha e frikësuar. Ishte një vendim shumë i rëndësishëm jete, ishin kaq shumë emocione të mbledhura bashkë njëkohësisht.

Më kujtohet që kontaktova me prindërit e mi kur vendosëm të martoheshim dhe i thashë: “Eshtë koha të më ndaloni të bëj ndonjë çmenduri nëse mendoni se është ide e keqe.”

Thellë në zemër e ndjeja se kjo ishte ajo që dëshiroja të bëja.

Ata më thanë: “Sinqerisht, ne mendojmë se kjo ka qenë e shkruar për ty dhe e dimë që kjo është ajo që ti do, kështu që të besojmë.”

Me miratimin e prindërve dhe dëshirën e saj që prej ditës së parë, Hailey i tha “Po” partnerit të saj dhe kanë në plan të zgjerojnë sa më shpejt familjen e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!