Hahn: Vitin e ardhshëm zgjidhja përfundimtare mes Serbisë e Kosovës

schedule11:39 - 9 Shkurt, 2018

schedule 11:39 - 9 Shkurt, 2018

Eurokomisioneri Johanes Han theksoi se vitin e ardhshëm do të arrihet një zgjidhje përfundimtare dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas zyrtarit europian, marrëveshja e qëndrueshme do të jetë në dobi të dy vendeve.

Komisioneri Europian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, shprehet optimist që Kosova dhe Serbia mund të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet deri vitin e ardhshëm. Ta paktën kështu pretendoi gjatë një intervistë për televizionin e Beogradit “N1”. Ndërsa më tej shton se pret nga dy shtetet të arrijnë marrëveshjen e shumëpritur përfundimtare.

Johannes Hahn, Komisioner Europian per Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë: “Ne qëllimisht nuk propozuam ndonjë datë. Bisedimet nuk janë të lehta dhe palëve u duhet t’u jepet mundësia për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme ligjore. Ashtu si i gjithë procesi, cilësia dhe shpejtësia janë të rëndësishme”.

Ai nënvizoi se dialogu është në të mirën e dy shteteve, sidomos në rrugën drejt BE-së. “Në të kaluarën dëgjonim në Kosovë: Pse të flasim, kjo i shërben vetëm Serbisë. Por është në interes të Kosovës që të arrihet normalizimi me Serbinë”, shton më tej zyrtari I Unionit. Hahn komentoi edhe strategjinë e zgjerimit të BE-së dhe thënë se është shumë pozitive për Ballkanin. Pavarësisht se është vendosur 2025 si datë e mundshme kur mund të pranohet vende anëtare, eurokomisioneri theksoi se të gjitha shtetet që synojnë integrimin, duhet të plotësojnë kushtet e vendosura nga Unioni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!