Hahn: Kosova të heqë taksën ndaj mallrave serbe

schedule13:50 - 29 Maj, 2019

schedule 13:50 - 29 Maj, 2019

Komisioneri Johaness Hahn, ka kërkuar që dialogu mes Kosovë dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Ai i ka bërë thirrje Prishtinës zyrtare të heqë taksat ndaj mallrave serbe.

“Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, këto dy vende duhet të vazhdojnë. Kosova duhet të heqë tarifat për Serbinë dhe Bosnjën. Tarifat për Serbinë dhe Bosnjën, duhet të hiqen. Kosova duhet të bazohet në marrëveshjen e MSA-së”, tha Hahn.

Këto Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, i bëri në një konferencë teksa u bë prezantimi i progres raporti për çeljen e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Komisioneri Hahn, u shpreh se kësaj radhe ka rekomanduar çeljen e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!