Hagë, Rexhep Selimi kërkon shkarkimin e avokatit të tij

schedule10:14 - 1 Maj, 2023

schedule 10:14 - 1 Maj, 2023

Rexhep Selimi ka kërkuar që avokati i tij David Young të mos e përfaqësoj më atë. Në kohën kur në Hagë ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Selimi ka kërkuar të ndërpresë kontratën më të. Duke kërkuar zëvendësimin e tij me avokatin Geoffrey Roberts.

Në bazë të rregullit 26(1) të Rregullave1 dhe nenit 16(1) të Direktivës për avokatin, sekretari kërkon miratimin e Trupit Gjykues për ndërprerjen e parakohshme të shërbimeve të z. David Young (‘MrYoung’) si avokat i z. Rexhep Selimi. (‘Zoti Selimi’). Më 25 prill 2023, Zyra e Mbrojtjes mori një letër nga z. Selimi ku kërkonte që z. Young të tërhiqej si avokat i emëruar nga ai, dhe që është caktuar si avokat zëvendësues Geoffrey Roberts. Selimi përfshiu një përshkrim të shkurtër të motivimit të kërkesës së tij. Zyra e Mbrojtjes gjithashtu mori nga z. Selimi një formular të nënshkruar dhe datë kërkese për takim, si dhe një autorizim për z. Roberts. Në të njëjtën ditë, z. Young paraqiti një kërkesë përkatëse për t’u tërhequr si avokat i emëruar për z. Selimi bazuar në arsye të mira, dhe duke përshkruar arsyet për këtë”, thuhet në vendimin e Speciales.

Më tej në vendim thuhet se “z.Roberts i konfirmoi Zyrës së Mbrojtjes se ai ishte kontraktuar me një kërkesë për të përfaqësuar z.Selimi dhe se ai do të pranonte emërimin. z.Roberts pranohet në listën e avokatëve të specializuar në përputhje me nenin 7 të ligjit të Direktivës për avokatin”.

Aktakuza e parë kundër ish-krerevë të UÇK-së u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!