Paul Williams është deshmitari i dytë nga rradhët e mbrojtjes së Hashim Thacit në Dhomat e Specializuara në Hagë.
William është një jurist amerikan, i cili ne vitin 1999 ka shërbyer si këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje.
Deshmine e tij e nisi me pyetjet e mbrojtjes, drejtuar nga avokati Luka Mistetic duke rrëfyer se si u be pjesë e negociatave të famshme në afërsi të Parisit, me në fokus përfundimin e luftës.
“Gjatë verës dhe vjeshtës së 98-ës, po punoja me Bujar Bukoshin dhe përmes tij me Rugovën, duke u koordinuar ngushtë me diasporën shqiptare në Amerikë që kishin marrëdhënie me këta persona, dhe ata kërkuan ndihmën time, udhëzime lidhur me aspekte që do të negocioheshin. Ftesen kryesore ma beri Bujar Bukoshi ne emer te Rugoves. Konkretisht më 7 shkurt, është marrë një vendim zyrtar me konsensus nga delegacioni kosovar në Rambuje përmes të cilit më ftuan të isha këshilltar i tyre juridik.”
Juristi tregoi se me Bukoshin kishte një marrëdhënie të ngushtë, pasi siç deklaroi Bukoshi shkonte shpesh në ShBA.
“Ai vinte shpesh në Amerikë, ku takonte anëtarë të kongresit, mbante intervista në media dhe kur ishte në Uashington, ai u takua edhe me mua dhe rrija me të gjatë gjithë kohës, si avokat i tij. Ai kishte edhe këshilltarë të tjerë, por unë isha personi me të cilin kontaktonte për aspekte juridike. Fliste mirë anglisht, ishte i drejtpërdrejt, kisha marrëdhënie të ngushtë me të.”
Gjate prezantimit te deshmitarit 2, avokati kryesor i Thactit, Luka Misetic, tha se dëshmitari do të japë dëshmi lidhur me vendimmarrjen e delegacionit ne Rambuje,, diskutimet që janë bërë për nevojën për demilitarizim-transformim të UÇK-së dhe po ashtu do të tregojë për përshtypjet që e ndihmuan të dilte në përfundimin se Thaçi nuk kishte autoritetin të nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë pa miratim.
Mishetiç tha se dëshmitari kishte vënë re edhe strukturën ad-hoc të UÇK-së dhe autoritetin e komandantëve të zonave me ne krye Adem Demaçin.
William eshte i specializuar ne te drejten ndërkombëtare. Ai është aktualisht pegadog në Washington dhe drejton një organizatë të themeluar në vitin 1994, që vepron specifikisht me shtete të përfshira në konflikte.
Williams mori në vitin 2024 “Medaljen Presidenciale të Meritave të Kosovës” për kontributet e tij si këshilltar ligjor i Kosovës gjatë Marrëveshjeve të Paqes së Rambujesë.
Deshmia e tij pritet të zgjasë deri të enjten./abcnews.al

