‘Haga vijon padrejtësitë’, Haradinaj: Vazhdon të mbajë ish krerët e UÇK ‘peng’

schedule17:18 - 12 Qershor, 2025

schedule 17:18 - 12 Qershor, 2025

Nasim Haradinaj ish ushtari i UÇK komentoi zhvillimet në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK të cilët vijojnë të mbahen në qeli. Haradinaj tha se Haga vijon padrejtësisë dhe se ish krerët e UÇK po mbahen peng. Më tej, ai tha se Amerika nuk kërkon pengimin e lëvizjeve që vërtetojnë pafajësinë e krerëve të UÇK.

‘Janë disa reagime që japin shpresa pozitive, por konkretisht jo. Reagimi më i keq është i presidentes e cila vazhdoi mandatin, nuk e diskutoi me njerëzit. Fajet i ka ajo parti që ka shumicën dhe ka përgjegjësinë më të madhe. Haga vijon padrejtësisë, vazhdon të mbajë krerët e UÇK peng.

Amerika nuk është e interesuar të pengojë cilëndo lëvizje drejt pafajësisë së tre njerëzve, por nuk mund të lëviz mekanizmat tanë të qeverisë.’ / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!