Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Haga, rezolutë Tiranë Prishtinë/ Rama Kurtit: Larg Beogradit, pranë BE!

schedule11:30 - 28 Shtator, 2025

schedule 11:30 - 28 Shtator, 2025

TIRANË- Shqipëria dhe Kosova duhet të dalin me një rezolutë të përbashkët për shkeljet që po konstatohen në procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në një intervistë për Klan Kosova, kryeministri Edi Rama tha së në Prishtinë mungon vullneti politik ndërsa dëshmitaret që kanë marrë pjesë në këtë proces i quajti aktorë të epokës së Milloshevicit.

“Nuk ka vullnet në Kosovë për të dalë me një rezolutë të Parlamentit të Kosovës, një rezolutë përtej partive politike të cilës ne do t’i bashkoheshim menjëherë ndaj Gjykatës Speciale dhe ndaj gjithë kësaj farse sepse ka shumë farsë në këtë mes. Po të shohësh se çfarë e nxiti krijimin e Gjykatës Speciale edhe për çfarë po flitet në këtë proces, se në fund të ditës është harruar se krijimi i Gjykatës është nxitur nga raporti i famëkeqit Dick Martyt, dhe nuk ka asnjë gjurmë, asnjë shenjë, asnjë shkronjë dhe asnjë tingull të lidhur me atë trafik organesh, qoftë në atë çarçafin e akuzës, qoftë në gjithë zhvillimin e procesit”



Rama preferoi të mos komentonte marrëdhëniet me Albin Kurtin por një këshillë e kishte për të kur tha se Kosova nuk duhet të shohë nga Beogradi por të përmbushë detyrimet që I takojnë ndërsa nuk mund të përparojë drejt Bashkimit Europian pa zgjeruar marrëdhëniet diplomatike me partnerët ndërkombëtare.

“Duhet t’i bëjë detyrat e veta për veten dhe për të ardhmen e vet, jo për serbët. Dhe këto lidhen me dialogun por lidhen me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara pastaj, që do të thotë se nëse në tryezën e dialogut janë ‘x’ pika për tu përmbushur, Kosova t’i bëjë në mënyrë unilaterale dhe të shkojë përpara. Nuk ka rëndësi fare se çka bën Serbia, kurrë mos i bëftë, s’ka asnjë problem.

Një koment Rama e kishte edhe për marrëveshjen tre palëshe mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, e cila solli edhe reagimin e ashpër të Serbisë.

“Ne nuk kemi bërë aleancë për të shkuar në luftë me asnjëri. Kemi bërë marrëveshje mes tre shtetesh demokratike për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes. Nuk është aleancë ushtarake për të shkuar në sulm. Në këtë rast, siç e thatë ju, në rast se ka tërbim, është thjesht prapambetje, është produkt i prapambetjes. Halli nuk është kur shohim produkte të prapambetjes në qasjen e Serbisë, halli është kur shohim Kosovën të sillet në mënyrë të prapambetur”

Një mesazh kreu I qeverisë e kishte edhe për nacionalistët ndërsa tha se i vetmi Bashkimi është ai me Europën.

“Bashkimi kombëtar, sipas meje, është vetëm bashkimi me Evropën dhe asgjë tjetër. Çdo gjë tjetër është përrallë që gjithkush mund t’ia tregoj vetes por nuk ka asnjë shans që ta sheh të realizuar në realitet. Për mua, nëse flasim për bashkim kombëtar, flasim për Bashkim Evropian. Nëse flasim për bashkim kombëtar jashtë Bashkimit Evropian, jemi duke folur me vete dhe për vete por as për vete jo sepse është tërësisht një fantazi që s’ka lidhje me realitetin”/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!