“Haga”, prokuroria refuzon kërkesën e avokatëve të ish-krerëve të UÇK-së për listën e dëshmitarëve

schedule18:20 - 21 Korrik, 2021

schedule 18:20 - 21 Korrik, 2021

Në seancën e sotme të zhvilluar në Hagë është kërkuar lista e personave që do të dëshmojnë në gjykimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin.

Kjo kërkesë është bërë nga avokati mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Luka Mishetiç, e cila u mbështet edhe nga avokatët e tjerë gjatë konferencës.

Por kjo kërkese është refuzuar nga prokurorja Claire Lawson e cila ka thënë se listat jepen brenda afateve të përcaktuara dhe dëshmia po ashtu do të jepet kur të përcaktohet.

Në konferencën e sotme, prokurorja ka përmendur pesë dëshmitarë ndërkombëtarë që lidhen me këtë rast, të cilët ende nuk janë marrë miratimet për ta.

“Sa u takon marrjes së miratimeve, bëhet fjalë për një volum të kufizuar të materialeve, pasi pesë dëshmitarë ndërkombëtarë për të cilët nuk janë marrë ende miratimet”, ka thënë ajo. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!