Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Haga po shkel të drejtat e njeriut”, Haliti: Ka pranuar dëshmi të rreme nga serbë të indoktrinuar

schedule17:24 - 5 Nëntor, 2025

schedule 17:24 - 5 Nëntor, 2025

Kjo e martë shënon 5 vite nga arrestimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së e quan sfidën e tyre një përballje të vështirë, ndaj së cilës nuk duhet të dorëzohen.

Gazetarja Albina Haliti tha se Gjykata e Hagës po shkel të drejtat e njeriut dhe se kjo gjë është e patolerueshme. Haliti shtoi ndër të tjera se Gjykata ka pranuar dëshmi nga shteti serb i cili ka kryer genocid dhe se duhet të ngrihet një komision që të monitorojë punën e saj.

“Pamaturia dhe guximi i dobët  i politikanëve tonë në 4 vite nuk kanë pasur guximin të flasin. Në debatet e Kuvendit nuk ka pasur lidhur me padrejtësistë e Gjykatës Speciale. Është dorëzuar një dosje në Kuvend dhe asnjë nga deputetët nuk është marrë me këtë raport që thuhet se ka shkelje të të drejtave të njeriut.

Komunikimi i institucioneve të drejtësisë kanë munguar dhe Kuvendi i Kosovës duhet të ngrinte një komision me avokatë dhe njerëz që njohin sistemet e drejtësisë. Asgjë nuk i ka ndaluar që të ndërtojnë një komision që të mbikëqyr punën dhe t’i shërbejë institucioneve të drejtësisë.

Gjykata Speciale ka pranuar dosjet në formë të dëshmisë nga shteti serb që ka kryer gjenocid.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!