Haga ‘e pamëshirshme’/ Haradinaj: Kosova të rikthejë dinjitetin e vet, është një trokitje në dyert e drejtësisë dhe tek deputetët

schedule17:23 - 18 Mars, 2025

schedule 17:23 - 18 Mars, 2025

Ish luftëtari i UCK, Nasim Haradinaj foli lidhur me largimin nga jeta të babait të ish presidentit Thaçi, si dhe për vendimin e gjykatës së Hagës.

Haradinaj u shpreh se gjykata është një grup i përbashkët kriminal ekonomiko politik dhe se Kosova duhet të rikthejë dinjitetin e vet.

“Kjo gjykatë është një grup i përbashkët kriminal ekonomiko-politik. Është momenti dhe vagoni i fundit të cilit parlamenti ynë duhet të mbledh mendjen. Duke thyer dinjitetin e vet, thyen dinjitetin kombëtar dhe formën e pavarësisë së shtetit.

Përpos këtij qëllimi të dhimbjes së babit të presidentit dhe dhimbjes kombëtare, është një trokitje në dyert e drejtësisë dhe tek deputetët që mjaft është mjaft. Tubimi i të gjithëve njerëzve nga viset do të thotë që është vërejtje që të veprohet ligjshëm dhe juridikisht dhe të reagojnë së pari për përgjegjësinë dhe llogaridhënien dhe për të kontrolluar këtë gjykatë.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!