Haga dënon me 10 vjet burg Sheshelin/S’ do qëndrojë asnjë ditë në burg

schedule15:29 - 11 Prill, 2018

schedule 15:29 - 11 Prill, 2018

Gjykata e Hagës dënoi liderin e radikalëve serbë Vojislav Sheshel me 10 vjet burg. Gjykata gjithashtu vendosi se ky dënim është shërbyer nga gjatë paraburgimit që nga viti 2003.

Sheshel akuzohet se ka kryer krime kundër joserbëve në Kroaci, në rajonin serb të Vojvodinës dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, gjatë luftërave në Ballkan, që çuan në shpërbërjen e Yugosllavisë në vitet ‘90. Në këto luftëra u vranë rreth 130 mijë persona. Sheshel akuzohet dhe për persektuim në bazë të prirjeve politike, fetare dhe racore, për deportim, vrasje dhe torturë. Shesh, 63-vjeç, i ka mohuar akuzat. Ai kishte refuzuar të merrte pjesë në seancën dëgjimore në Gjykatën e Hagës në dhjetor të vitit të kaluar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!