Habit Redon Makashi, moderatori e pyet për Taynën: Nuk e njoh

schedule11:08 - 6 Janar, 2021

schedule 11:08 - 6 Janar, 2021

Redon Makashi ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për projektin më të fundit. Për moderatorin Alban Musa, Makashi tha se “Më mohove”, kënga që e riktheu në skenë ishte oguri i parë, pasi pritet të sjellë së shpejti dhe disa materiale të tjera.

“Kjo është pak funky rock, ka një ritëm dhe nuk është baladë. Kam dhe këngë të tjera ritmike që nuk i kam nxjerrë akoma pop rock, funky rock. Si të thuash ky ishte oguri i parë për të rivazhduar me materiale të tjera. Krahas Tre musketierëve që kemi albumin, kam përzgjedhur dhe këngët e mia që duhet t’i nxjerr.“, tha ai.

I pyetur nga moderatori Alban Musa se me kë do të donte të realizonte një bashkëpunim, Makashi përmendi emrin e Flori Mumajesit. Ndërkaq, i gjendur përballë tre emrave të personazheve të njohur si Vikena Kamenica, Elvana Gjata dhe Tayna, se cilat do të dëshironte t’i kishte fqinje, Makashi tha se këtë të fundit nuk e njihte.

“Ndoshta mos e ngatërroj. E kam dëgjuar si emër por po ta shoh ndoshta them që kjo është, por nuk e lidh dot me figurën.“, tha ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!