Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Habit piktori që nuk ka asnjë penel për bé, por vetëm…

schedule12:53 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 12:53 - 23 Dhjetor, 2021

Njihet si piktori i 1001 ngjyrave, 5 gishtave dhe asnjë peneli. Në tavolinën e mjeteve të punës së Amarildo Ruçit nuk gjen asnjë penel për bé. Çdo krijim që shihni është i realizuar i gjithi vetëm me gishta. Jo çdokush mund ta kuptojë artin e tij, por kush tha që arti është bërë për t’u kuptuar…vetëm lehtësisht?

‘’Si në dashuri që ka pyetje pa përgjigje, ashtu është edhe arti, vjen natyrshëm. Në këtë teknikë kam dalë pas një shkëputje nga arti. Ishte si një rikthim I fuqishëm. Ka 6 vite që e praktikoj këtë teknikë edhe kam realizuar ekspozita personale brenda dhe jashtë vendit.’’, thotë Amarildo.

Në një përqindje relativisht të lartë, në veprat e tij mbizotëron një element: Femra. “Një pjesë shumë të madhe në krijimtarinë time zë edhe elementi femëror. Pak e tjetërsuar, por deformimi është pikërisht ai misteri që e karakterizon të panjohurën. Por vjen bukur, e gjithë vepra ka lidhje mes ndjenjës dhe shpirtit.”, rrëfen Amarildo.

Amarildo deri tani ka rreth 8 ekspozita nën firmën e tij, numër relativisht i lartë për një piktor të moshës së tij. Amarildo është një artist i lirë në plot kuptimin e fjalës. Nëse i kërkon të të bëjë një pikturë me porosi, apo e ke mik dhe i kërkon një portret, përgjigja është JO e prerë.

Përsa i përket të ardhmes, Amarildo duket se i ka synimet e qarta dhe jo fort modeste. “Qëllim kam të futem në prestigjiozen Forbes, një rubrikë që mat edhe numrin e ekspozitave. Them që për momentin jam konkurrent I fortë. Kam edhe dy vite kohë për tu kualifikuar. Dua të promovoj artin tim edhe jashtë kufijve.”, përfundon Amarildo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!