Habit e moshuara, bën tatuazhin e parë në moshën 103-vjeçare

schedule08:59 - 11 Gusht, 2020

schedule 08:59 - 11 Gusht, 2020

Dorothy Pollack është 109-vjeçarja më ‘hit’ e momentit në rrjetet sociale.

Arsyeja është sa e bukur dhe interesante. E moshuara ka bërë një tatuazh, por ajo që ka surprizuar të gjithë është se ka zgjedhur të pikturojë një bretkosë.

Më 16 qershor, Pollack festoi ditëlindjen në shtëpinë e kujdesit në Michigan, ku ka kaluar muajt e izolimit si pasojë e pandemisë së CVID-19.

“Pandemia e ka mbajtur atë të burgosur për disa muaj”, ka thënë Teresa Zavitz-Jones, e mbesa e të moshuarës për CNN.

Ndërsa Dorothy tha se mezi priste që masat e izolimit të zbuteshin, e ajo të bënte tatuazhin.

“Kam qenë shumë e emocionuar, pasi para disa vitesh nipi im ka dashur që unë të bëja një tatuazh. Unë nuk doja. Papritmas vendosa që ta bëj. E doja një tatuazh me bretkosë, pasi i dua shumë ato”, është shprehur Pollack./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!