Në emisionin “Bardh a Zi” këtë të mërkurë në ekranin e ABC janë hedhur në gjyq burgjet. Një detaj i pazakontë është zbuluar në panelin e të ftuarve.
Teksa u pyet nga moderatorja Ornela Gaçe se si është sot situate në burgjet e vendit, avokatja Margarita Kola tha se në këto institucione të vuajtjes së dënimit prodhohet edhe raki patateje.
“Prodhohet raki patateje në burgje. As unë nuk e dija”, tha avokatja.
Kujtojmë se vazhdimisht në burgje ka tentative për të futur sende të palejueshme. /abcnews.al