Aktorja e njohur Brigitte Bardot i ka habitur të gjithë me deklaratën që ka bërë së fundmi për Covid-19. Ajo është shprehur se koronavirusi arriti në kohë për të bërë të mundur “vetërregullimin e kësaj demografie që nuk jemi në gjendje ta kontrollojmë”.
“Covid-19 është një lloj vetë-rregullimi i kësaj demografie që ne nuk jemi në gjendje ta kontrollojmë. Qenia njerëzore që nuk ka ndonjë grabitqar tjetër përveç vetes, vetëm forcat natyrore mund ta shtrëngojnë atë për të arsyetuar “, shprehet aktorja.
Sipas aktores franceze, në Tokë jetojnë mbi 5 miliardë njerëz më shumë nga ç’duhet dhe se kur të jenë zhdukur “natyra do të rifillojë të drejtat e saj”.
“Është e neveritshme, mënyra se si e trajtojmë planetin tonë. Ai mbyt, mbingarkohet nën peshën e një demografie të pakontrollueshme nga e cila lindin të gjitha fatkeqësitë që na ndodhin: ngrohja globale, përmbytjet, zjarret…dhe nuk kanë mbaruar.
Kam frikë se koronavirusi dhe epidemitë e tjera që janë tashmë në horizont do të vendosin me dhimbje rekordin. Kur pesë miliardë qenie njerëzore shtesë në këtë tokë të jenë zhdukur, natyra do të rifillojë të drejtat e saj,” theksoi ajo. /abcnews.al