Habi dhe një pyetje e çuditshme, rrëfehet rekordmeni Ansu Fati

schedule08:19 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 08:19 - 11 Dhjetor, 2019

Ansu Fati është bërë lojtari më i ri që shënon në Champions League. Vetëm 17 vjecc e 40 është sulmuesi i Barcelonës, që mbrëmë ndëshkoi Interin dhe e nxori jashtë turneut më ët rëndësishëm europian për klube.

Sigurisht pas ndeshjes ka folur dhe nuk i fsheh emocionet dhe atë që po përjeton këtë sezon. “Është si një ëndërr, ja them këtë vetes gjithmonë”, u shprehet fillimisht Ansu Fati, i cili thekson se ka fatin të stërvitet me lojtarët më të mirë në botë dhe mëson shumë nga kjo.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, por unë mësoj çdo ditë nga më të mirë. Jam shumë i lumtur për golin dhe fitoren”, shtoi adoleshenti i katalanasve, ndërkohë që tregon edhe momentin e golit dhe atë që përjetoi në stadiumin “San Siro” që heshti thuajse i tëri.

“Kur shënova mbeta i habitur, pasi i gjithë stadiumi heshti. Po mendoja: ‘Çfarë bëra tani?'”, tregon sulmuesi, i cili së fundmi edhe ka rinovuar kontratën me Barcelonën, që do të zotërojë kartonin e tij deri në vitin 2022. Momentalisht ai ka një klauzolë që kap shifrën e 170 milionë eurove, kurse një vit më pas ajo do të behet 400 milionë. /abcnews.al

https://twitter.com/selormeo/status/1204520639886962691

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!