Futbollisti i Manchester City, Erling Haaland ka nënshkruar një kontratë me “Nike” si sponsorin e tij të ri të këpucëve të sportit. Norvegjezi, një nga lojtarët më vendimtarë në botë, ka zgjedhur gjigandin amerikan ndaj opsioneve të tjera si Adidas dhe Puma.
Kontrata e tij e mëparshme me Nike përfundoi në janar 2022 dhe që atëherë Haaland ka provuar këpucë sporti të ndryshme, ka vlerësuar opsione të ndryshme. Marka sportive amerikane e kishte veshur që në moshën 14-vjeçare kur vazhdonte të luante në Norvegji.
Në këtë mënyrë, Nike kap një nga talentet më të kërkuar në treg dhe një nga yjet e mëdhenj të Premier League. Në 37 ndeshje, ai ka shënuar 42 gola. Ky është sezoni më i mirë i karrierës së tij sportive, në të cilin tashmë ka thyer disa rekorde, ku padyshim rekordi kryesor është ai i golashënuesit më të mirë në Manchester City gjatë një seozni. Gjithashtu, norvegjezi barazoi Leo Messin me pesë gola në një ndeshje të vetme të UEFA Champions League, rekord që e arriti gjatë përballjes me RB Leipzig, ku “qytetarët” triumfuan me rezultatin e thellë 7 me 0.
Te Nike, sulmuesi në fjalë iu bashkohet superyjeve të tjerë të futbollit që kanë zgjedhur gjithashtu markën amerikane, si Kylian Mbappé, Kevin de Bruyne, LeBron James, Rafael Nadal dhe Tiger Woods. /i.m /abcnews.al