Haaland tregon ekipin afrikan që do shkëlqejë në Kupën e Botës

schedule11:59 - 3 Nëntor, 2022

schedule 11:59 - 3 Nëntor, 2022

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland ka ndarë pritshmëritë e tij për paraqitjen e kombëtares së Senegalit në Botërorin e ardhshëm në Katar. Norvegjezi beson se repartet e Aliou Cisse do të jenë skuadra më e mirë afrikane në Kupën e Botës 2022.

“Unë mendoj se Senegali do të bëjë mirë në Kupën e Botës. Ata kanë një ekip shumë të fortë dhe shumë lojtarë të fortë. Prandaj mendoj se Senegali do të jetë skuadra më e mirë afrikane në Kupën e Botës”, tha Haaland për edicionin spanjoll Diario AS.

Kujtojmë se në Botërorin e ardhshëm kombëtarja e Senegalit do të luajë në të njëjtin grup me Holandën, Katarin dhe Ekuadorin. /G.D abcnews.al/