Erling Haaland vendosi rekordin për më shumë gola të shënuar në një sezon në Premier League.
Sulmuesi i Man City shënoi golin e dytë të ndeshjes ndaj West Ham në fitoren e 3-0 që arriti ekipi i tij.
Në total, 22-vjeçari norvegjez ka 35 gola në ligë. Ai tejkaloi Andy Cole (1993/94) dhe Alan Shearer (1994/95), të cilët shënuan 34 herë në një ligë me 22 ekipe, dhe me 42 ndeshje.
Lojtari i fundit që shënoi më shumë gola në një sezon në ligën më të mirë të Anglisë ishte Ron Davies, duke shënuar 37 herë në 1966/67. /G.D abcnews.al/