Jurgen Klinsmann uron që Erling Haaland të mos largohet nga Dortmundi në merkaton e verës. Interesimi për sulmuesin norvegjez është shumë i madh, me disa klube “big” që po garojnë për shërbimet e tij.
20-vjeçari është një garanci golash, teksa klubi gjerman kërkon 150 milion euro për ta lënë të lirë. Ish-sulmuesi i madh gjerman, Jurgen Klinsmann ka një këshillë për bomberin viking në prononcimin e dhënë për ESPN.
“Shpresoj që Haaland të qëndrojë edhe një vit te Dortmundi, do të ishte më e mira për të dhe klubin. Do të ishte një hap i rëndësishëm për procesin e rritjes së tij dhe vetë skuadrës verdhezi“, deklaroi gjermani i famshëm. /abcnews.al