Haaland: Prita rastin tim, skuadrat e mira fitojnë edhe në ditë të keqe

schedule10:39 - 14 Qershor, 2020

schedule 10:39 - 14 Qershor, 2020

Borussia Dortmund vuajti shumë në fushën e Fortuna Dusseldorf, por ia doli të rikthehej në shtëpi me tre pikë të rëndësishme. Erling Haaland shënoi golin e fitores në minutën e pestë shtesë, pas një goditje të sakte me kokë.

Bayerni është larg dhe verdhezinjtë duan të ruajnë vendin e dytë me çdo kusht. Sulmuesi norvegjez ishte heroi i Dortmundit, gjeti golin e 42-të sezonal dhe analizoi fitoren e skuadrës së tij në transfertë.

Jam i duruar, gjithmonë pres rastin tim. Isha i lumtur në momentin që u futa në fushë, më pas shënova golin e fitores. Janë tre pikë shumë të rëndësishme. Është bukur që jemi kthyer të fitojmë pas humbjes me Bayernin.

Dusseldorf nuk luajti keq taktikisht, por skuadrat e mira ia dalin të fitojnë edhe në ditë të këqija. Po përpiqemi të vazhdojmë me fitore, duam të fitojmë të gjithë ndeshjet që kanë mbetur, më pas të shohim çfarë do të ndodhë“, deklaron 19-vjeçari i talentuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!