Erling Haaland është njeriu i momentit te Borussia Dortmund. Norvegjezi po shënon pafund, pavarësisht kundërshtarëve që ka përballë. Sulmuesi 19-vjeçar ka dhënë një prononcim për 4-3-3, aty ku flet për situatën që po kalon, teksa zgjedh mes dyshes Messi-Ronaldo dhe në fund e mbyll me një koment rreth Kupës së Botës dhe Champions League.
“Mund të them që ka qenë një muaj shumë i bukur, kam ardhur në një klub të madh me lojtarë të rëndësishëm. Jam i lumtur që luaj me ta, është diçka shumë e bukur. Nuk e kisha imagjinuar se do e nisja kështu, por jam më i uritur për të shënuar edhe më shumë.
Messi apo CR7? Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetje. Më pëlqejnë të dy, janë të dy lojtarë fantastikë. Tre Kupa Bote apo tre Champions League? Gjysmën e të dyjave (qesh). Sigurisht që zgjedhe Kupën e Botës“, përfundon Erling Haaland. /abcnews.al