Haaland mban syze që filtrojnë dritën blu dhe fik Wi-Fi gjatë natës

schedule20:52 - 28 Janar, 2023

schedule 20:52 - 28 Janar, 2023

Erling Haaland foli për zakonet që e ndihmojnë atë të flejë më mirë.

Sulmuesi i Manchester City ka zbuluar se shpesh mban syze që filtrojnë dritën blu që vjen nga ekranet e smartfonëve apo kompjuterëve për ta ndihmuar atë të flejë më mirë. Për të njëjtën arsye, ai fik Wi-Fi gjatë natës.

“Jam shumë i fokusuar te gjumi. Ndoshta gjëja më e rëndësishme në jetën time është gjumi”, tha norvegjezi. /G.D abcnews.al/