Erling Haaland është një nga emrat më të dashur të tifozëve. 20-vjeçari norvegjez i ka bërë të gjithë për vete me golat e tij të shumtë. Goleadori i Dortmund ka dhënë për SoccerBible një rrëfim personal, duke zbuluar edhe dëshirat e ëndrrat e tij.
“Jam një djalë që flet pak dhe jam shumë i rezervuar. Më pëlqen ta kaloj kohën e lirë me familjen. Në këto momente, jeta ime është e mbushur me stërvitje, ndeshje dhe argëtim. Jam një tip të cilit i pëlqen të buzëqeshë gjatë gjithë kohës.
Sigurisht që ëndërroj ende të bëhem një reper. Ëndrra ime është të kem një ditë një ‘hit al top’ në Norvegji. Që i vogël kam dashur të bëhem futbollisti më i mirë në botë dhe të luaja me një nga ekipet më të mira në planet.
Kjo është ëndrra ime e fëmijërisë. Shihja babanë duke luajtur dhe u dashurova me këtë lojë. Pa babain tim nuk do isha këtu ku jam. Jam krenar që jam djali i një ish-futbollisti. Kam pasur shumë lojtarë si pika referimi. Mund të përmend Cristiano Ronaldon dhe Zlatan Ibrahimovic.
Aktivizimi me Anglinë? Kam lindur në Leeds dhe e pranoj që më ka shkuar në mend diçka e tillë. Por u ktheva në Norvegji në moshën 4-vjeçare, kështu që jo. Nuk e kam menduar të luaj me Anglinë, jam krenar që jam norvegjez“, thekson sulmuesi viking. /abcnews.al