Haaland i vendos kusht Dortmundit, dëshiron të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit

schedule17:35 - 15 Nëntor, 2021

schedule 17:35 - 15 Nëntor, 2021

Erling Haaland  tashmë është një nga sulmuesit më të mirë në futboll, dhe paraqitjet e tij e kanë dëshmuar diçka të tillë.

Sulmuesi suedez aktualisht është i dëmtuar dhe për skuadrën e Borussia Dortmund është një problem i madh mungesa e tij.

21-vjeçari është dëshira e shumë klubeve të mëdha të cilat për të pasur shërbimet e suedezit duhet të hapin mirë kasafortat e tyre.

Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga “Bild” suedezi dëshiron të behët lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit gjerman, teksa ka kërkuar që të ketë një pagë prej 30 milion euro në vit.

Kjo pagë do ta bënte lojtarin më të paguar në historinë e Borussia Dortmundit, por klubi gjerman nuk e ka luksin të paguajë kaq shumë për sulmuesin 21-vjeçar, teksa është i gatshëm të paguajë vetëm 18 milion euro në vit. /f.a/abcnews.al