Haaland i “pangopur”, “vikingu” ka shansin “e artë” për të thyer dhe 2 rekorde të tjera

schedule15:29 - 4 Maj, 2023

schedule 15:29 - 4 Maj, 2023

Erling Haaland mund të quhet me plot gojë “lojtari më i mirë” në botë për momentin, me golin e shënuar mbrëmjen e djeshme, që i dha fund një rekordi gati 30-vjeçar, që tashmë mbahet nga “vikingu” i Manchester City.

“Makineria” e golave të “qytetarëve” ka arritur të grumbullojë plot 35 gola në llogarinë e tij, duke vendosur rekordin absolut, si golashënuesi më i mirë brenda 1 sezoni në historinë e Premier League, rekord ky që mund të thellohet ende, me 5 ndeshjet e fundit ende të pazhvilluara. Mirëpo, përveç thellimit të rekordit aktual, shtatlarti 22-vjeçar ka mundësin “e artë” për të thyer dhe 2 rekorde të tjera.

Me golin e parë të muajit maj të shënuar mbrëmjen e djeshme, norvegjezit i duhen dhe 9 gola në 5 ndeshjet e mbetura, për të thyer rekordin e mbajtur nga Luis Suarez, në kohën kur luantë për Liverpool, për më shumë gola brenda 1 muaji, me “el pistoleron” që ka shënuar plot 10 gola në dhjetorin e vitit 2013.

Me rekordin e parë disi të pamundur, Haaland mund të zgjedhë të thyejë ose të barazojë një rekord tjetër, atë të më shumë “tregolëshave” brenda një sezoni, me rekordin aktual që mbahet nga legjenda angleze, Alan Shearer, i cili ka arritur të shënojë 5 të tilla në sezonin 1995-1996, teksa asokohe luante me “trëndafilat” e Blackburn.

“Vikingu” ka arritur deri më tani të shënojë vetëm 4 “tregolësha”, respektivisht ndaj Crystal Palace, Ëolverhampton, Nottingham Forest dhe “rivalëve” të Manchester United, ndërsa këtë fundjavë ka shansin perfekt për të barazuar rekordin, me “qytetarët” e Manchester City që do të presin në “Etihad Stadium”, skuadrën e Leeds United. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!