Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Haaland i lumtur në Gjermani, do trofe me Dortmund”, qetësohen verdhezinjtë

schedule17:19 - 20 Nëntor, 2020

schedule 17:19 - 20 Nëntor, 2020

Erling Haaland ishte një nga surprizat më të bukura të sezonit të kaluar. Një bomber i frikshëm dhe gola pafund me Salzburg dhe më pas me Borussia Dortmund. 21-vjeçari norvegjez e ka nisur edhe sezonin e ri në mënyrën më të mirë dhe deri tani ka shënuar 11 gola në të gjithë kompeticionet.

Shumë klube të mëdha evropiane janë gati të sakrifikojnë ekonomikisht për shërbimet e tij, por babai i goleadorit viking ka qetësuar tifozët verdhezinj. “Nuk kemi biseduar akoma rreth së ardhmes, por besoj se Erling do i pëlqente të fitonte disa tituj me Dortmund. Ky është objektivi i tij“, shprehet Alf-Inge Haaland për Sport1.

Real Madrid, PSG, Juventus dhe Barcelona duhet të presin, teksa babai i talentit të klubit gjerman vazhdon të flasë rreth dëshirave të djalit të tij. “Erling mund të përmirësohet dhe të bëjë një progres të madh në Gjermani. Nuk është prioritet për momentin largimi nga Bundesliga. Drejtuesit e Dortmund e trajtojnë shumë mirë.

Të gjithë janë të kënaqur me rendimentin e tij. Mund të luajë tre ndeshje në javë, dhe ia del t’i dhurojë skuadrës ndeshje pozitive dhe shumë gola. Mendoj se nuk ka gjë më të mirë se kaq. Erling ndihet mirë te Dortmundi dhe është i lumtur që është pjesë e një klubi kaq fantastik“, përfundon Alf-Inge. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!