Trajneri i Borussia Dortmund, Lucien Favre, i ka thurur elozhe talentit Erling Haaland, duke thënë se ai ka diçka speciale dhe se do të arrijë nivele shumë të mëdha. Për faqen zyrtare të klubit verdhezi, Favre u shpreh: “Ai stërvitet gjithnjë me angazhim të plotë.
Nëse ai humbet një rast në stërvitje, acarohet. Është futbollist i shkëlqyer, ai sjell lumturi në grup, kjo është e mirë për të gjithë. Ju mund të shihni në stërvitje që ai ka diçka speciale.
Është në vendet e duhura, ai bën gjërat e duhura. Ai po bën shumë mirë për një 19-vjeçar. Nëse vazhdon të luajë ashtu, do të arrijë gjëra të mëdha”, tha Favre për talentin Haaland./.abcnews.al