Lazio luan një duel shumë të vështirë në Champions League sonte në mbrëmje. Ekipi italian do të përballet në “Signal Iduna Park” ndaj Dortmundit, teksa fitorja sjell kualifikimin.
Drejtori sportiv i klubit bardhekaltër, Igli Tare flet në një prononcim për Sky rreth Erling Haaland, i cili do të jetë mungesa e madhe e mbrëmjes së sotme.
“Mendoj se Haaland do të jetë sulmuesi më i fortë i Europës për dhjetë vitet e ardhshme. Sigurisht që është avantazh për ne fakti që nuk do të luajë“, deklaron drejtuesi shqiptar.
Goleadori norvegjez është ylli i ekipit gjerman. 20-vjeçari ka pësuar një dëmtim muskulor, duke humbur sfidën ndaj skuadrës së Simone Inzaghit. /abcnews.al