Guxholli: Basha duhet të flasë për Berishën, mos të rrijë në heshtje

schedule19:43 - 7 Shtator, 2021

schedule 19:43 - 7 Shtator, 2021

Ndërkohë që Sali Berisha ka deklaruar se do të jetë në Kuvend, Suzana Guxholli thotë se lideri i Partisë Demokratike duhet të shprehë qëndrimin e tij.

E ftuar në studion e Radar Informativ, me Jonisa Shehun, ish-këshilltarja e Berishës thekson se Lulzim Basha nuk duhet të qëndrojë në heshtje për çështjen e Berishës, i cili është shpallur “Non Grata” nga SHBA, ndërsa ambasadorja amerikane ka kërkuar që të mos futet në Parlament.

Lexo edhe: Ekonomia në qeverinë “Rama 3”, Guxholli: Ministret do përballen me sfida të mëdha

“Basha duhet të japë qëndrimin e tij, kuptohet që nuk është e lehtë. Për momentin është e pamundur që një lider të fshihet me një goditje, pavarësisht se vjen nga SHBA. Duke qenë se këtu ka një pikëpyetje se ka qenë po ky shtet që kryeministrin e asaj kohe e ka ngritur në qiell.

Ky qëndrim vë pikëpyetjen para të gjithëve. Duhen argumente që ta rrëzosh si figurë sepse ka mbështetje. Basha duhet të shprehet dhe të japë qëndrimin e tij dhe jo të heshtë që të gjithë të jenë të qartë,” deklaroi Guxholli. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!