Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga z. Jan Kees Martijn, Shefi i Misionit për Shqipërinë. Çështjet e diskutuara gjatë këtij takimi mësohet se lidhen me zhvillimet makroekonomike, pritshmëritë për vitin 2019 dhe periudhën afatmesme, faktorët e rritjes ekonomike; inflacioni dhe parashikimet për kthimin e inflacionit në objektiv. Gjithashtu sipas një njoftimi të bërë publik nga Banka e Shqipërisë mësohet se me misionin e FMN-së është diskutuar edhe mbi kursin e këmbimit dhe ecurinë e tij; tregjet financiare; sistemin bankar, konsolidimin i tij dhe shumë çështje të tjera të ndjeshme në fushën ekonomike. Në ditët në vijim, misioni i FMN-së do të zhvillojë takime me drejtues të lartë pranë Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me qëllim diskutimin më në detaje të çështjeve të ndryshme lidhur me ecurinë e ekonomisë së vendit. /abcnews.al
Guvernatori Sejko takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar
schedule15:52 - 25 Prill, 2019
schedule 15:52 - 25 Prill, 2019
