Guvernatori Sejko në konferencën “Rreth një dekadë pas krizës”

schedule15:28 - 13 Prill, 2018

schedule 15:28 - 13 Prill, 2018

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Konferencën e 7-të vjetore të Kërkimeve të organizuar nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë.  Fokusi i kësaj konference ishte trajtimi i eksperiencave dhe konkluzioneve të nxjerra nga krizat e viteve te fundit, si dhe të nevojave të mundshme për ridizenjimin e politikave. Guvernatori Sejko ishte i ftuar per te diskutuar rreth temës “Drejt një cikli të ri global dhe normalizimit të politikës monetare”. Sejko bëri një ekspoze të situatës ekonomike shqiptare. Ai tha se politika monetare lehtësuese e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka ulur kostot e financimit të sektorit privat, ka nxitur rritjen e kreditimit në lekë dhe ka ndihmuar në përmirësimin e gjendjes financiare të huamarrësve. Guvernatori Sejko nënvizoi rëndësinë e reformave të mëtejshme për të përmirësuar modelin e zhvillimit të vendit dhe ambientin e biznesit, si dhe për të ecur përpara në procesin e integrimit. /abcnews.al