Guterres dënon sulmin rus në fshatin Khroza në Ukrainë

schedule22:33 - 5 Tetor, 2023

schedule 22:33 - 5 Tetor, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres “dënon fuqishëm” sulmin rus kundër fshatit Khroza, në Ukrainën lindore, i cili ka lënë të paktën 51 të vdekur, tha sot zëdhënësi i tij.

“Sulmet kundër civilëve dhe infrastrukturës urbane janë të ndaluara nga ligji ndërkombëtar humanitar dhe duhet të ndalen menjëherë”, tha Stéphane Dujarric.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti ukrainas, i cili tha forcat ruse kanë goditur me raketa një dyqan ushqimesh.

Sulmi i sotëm vjen mes sulmeve të shumta dhe të vazhdueshme me dronë gjatë natës, ku ndër të tjera besohet se është sulmuar edhe një spital.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!